Irma Libohova zbulon sekretet e këngëtarëve: Shumica bëjnë sikur këndojnë live
Muzika live është kthyer në trend në lokalet më në zë të kryeqytetit, por edhe në qytete të tjera të vendit.
Si një nga veteranet e kësaj lloj muzike, Irma Libohova zbulon në studion e Dasarës, atë që e quan “marifeti” që shpesh gënjen audiencën.
“Në pjesën më të madhe vazhdon ende me CD. Janë të paktë ata që këndojnë live realisht”, thotë Irma Libohova për mikrofonin e Dasarës në MCN Radio dhe Tema TV.
EMISIONI I PLOTE