Bejko: Kemi filluar ndërtimin e dy shtëpive, do të rikonstruktojmë një të tretë
Iniciativa humanitare e modeles Xhesika Berberi, që mblodhi rreth vetes një grup të rinjsh, është finalizuar me mbledhjen e fondeve për rindërtimin e dy shtëpive.
I ftuar në studion e “Stay Tunned”, Erind Bejko, drejtor i Bashkëpronësisë dhe Emergjencave Civile në Bashkinë e Tiranës, tha se ka nisur ndërtimi i dy shtëpive, njëra në Ndroq dhe tjetra në Petrelë.
Bejko ka dhënë kontributin e tij dhe është bërë pjesë e nismës së modeles Xhesika Berberi dhe një grup që më pas u rrit pasi iu bashkuan edhe të rinj të tjerë.
Bejko tha se falë sensibilizimit të lartë janë mbledhur fonde edhe për rikonstruksionin e një shtëpie të tretë në Baldushk.