Lajme

19 February 2020

Shqiptarët ende kanë turp të blejnë kondom dhe test shtatzënie

||
0 Comment
|

A ju ka rastisur dhe juve të jeni në një farmaci dhe të shikoni dikë që pret gjithmonë të jetë i fundit për të blerë, pavarësisht radhës. Ose mund të keni qenë vetë një prej tyre?

Edhe pse në dukje mendohet se shumë tema që më parë konsideroheshin tabu, tashmë nuk janë më, ende ka ndrojtje kur bëhet fjalë për të blerë produkte farmaceutike që lidhen me jetën seksuale të individit. Sa e vërtetë është kjo? A ka ende meshkuj që kanë ndrojtje për të blerë kondom dhe pse vajzat druhen aq shumë për të blerë një test shtatzënie. Seksi është një temë që shumë njerëz e konsiderojnë shumë personal dhe ndaj ndihen pak të çuditshëm kur dalin në publik duke blerë kondom ose produkte tjera.

Farmacistja Eneida Keco, e cila ushtron profesionin e saj në një nga farmacite e kryeqytetit, shpjegon për TvT.al se në ditët e sotme ky fenomen lidhet shumë dhe me zonën gjeografike ku ndodhet farmacia. “Për shembull në farmacitë e lagjeve dhe të zonave rurale vihet re intimidim nga ana e pacientëve. Ka shumë raste që vajza edhe pse të fejuara dhe me një jetë seksuale të rregullt, në rastet kur kanë dyshime për një shtatzëni sjellin mamatë e tyre ose dikë të martuar për të mos krijuar dyshime”, tregon farmacitja për TvT.al. Por duhet theksuar se ka dhe shumë persona që i kanë kaluar këto komplekse, sidomos në qytete të mëdha, shprehet Keco.

Më tej ajo shton “Ndodh shpesh që kur në farmaci ka njerëz, pacientët që janë të interesuar për të blerë kondom, ose teste shtatzënie presin sa të largohen të gjithë pacientët për të qenë më të lirshëm vetëm për vetëm me farmacistin. E pyetur se si reagon ajo si specialiste për t’i hequr komplekset: “Në rastin e kondom-eve, në shumicën e farmacive gjenden të ekspozuar, në mënyrë të tillë që pacienti të ketë komoditetin të marrë vetë atë që po kërkon”. Këto produkte janë njësoi si çdo produkt tjerët farmaceutik, ndaj askush nuk duhet të ketë ndrojtje për t’i blerë ose përdorur, sugjeron farmacistja.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com