Lajme

02 May 2015

Me shume per Bleonen

||
0 Comment
|

Këngëtarja e cila po bën famë në tregun muzikor botëror, Bleona Qereti vazhdon që nëpër intervista të rrëfejë copëza nga jeta e saj private.

Si personazh publik që është sigurisht që zgjon kurreshtjen e publikut për të mësuar për jetën e saj. 

Shumë kujt i sillet në koka pyetja, se përse Bleona nuk mendon të ketë një fëmijë.

Por, ajo ka një përgjigje dhe këtë e ka treguar në intervistën e dhënë së fundi për revistën Class.

“Sigurisht! E mendoj çdo ditë! Më duhet të gjej personin e duhur për baba”- ka thënë Bleona e pyetur se a ka menduar ndonjëherë të bëhet nënë.

“Të sjellësh në jetë një fëmijë është përgjegjësi e madhe dhe në momentin kur ti je vetë një qenie e kompletuar, atëherë mund të sjellësh dikë tjetër në jetë”- ka shtuar Bleona.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com