Bruno Mars është i pari që…
Bruno Mars do t’i rikthehet skenës në datë 6 nëntor. Ai do bëjë debutimin e këngës së tij më të fundit “24K Magic” me një performancë live në MTV Europe Music Awards 2016.
Këngëtari i njohur do të jetë i pari që do të performojë në këtë event të ndarjes së çmimeve muzikore. Event që do të mbahet në Rotterdam, Hollandë. Kjo do të jetë hera e tretë që fituesi i tre çmimeve EMA do të performojë në një event EMA.
Emrat e këngëtarëve të tjerë që do të performojnë në po të njëjtin event do të bëhen të ditur në ditët në vazhdim.