Elvana na zbuloi misterin e ngjyres” Lejla”
Prej disa javësh, ngjyra lejla u kthye në misterin e radhës jo vetëm të këngëtares Elvana Gjata, por edhe të të gjithë anëtarëve të grupit Three Dots, të cilët, ashtu si ajo, filluan të postonin në rrjetet e tyre gjithҫka në lejla, derisa u zbulua se pas kësaj ngjyre mbretërore fshihej projekti i radhës nga Elvana Gjata. Këtë herë jo vetëm, po në bashkëpunim me 2po2, me të cilët artistja shqiptare ka realizuar edhe një këngë tjetër më herët “Beso”, si dhe reperin e njohur Capital T. Sot, Elvana dhe bashkëpunëtorët e saj kanë postuar në profilet e tyre edhe një pjesë nga klipi i ri i këngës për të cilin është kujdesur Max Production, duke lajmëruar edhe datën kur do të publikohet: e hëna, 24 tetor është pikërisht data kur të gjithë fansat e Elvanës, por edhe reperave të njohur do të zbulojnë “të fshehtat” e tjera të lejlasë.