Lajme

22 October 2016

Zayn Malik shumë larg të qenurit perfekt…shikoni çfarë i ka bërë ish-it

Perrie Edwards, një nga anëtaret e grupit ‘Little mix’ ka qenë për dy vite e dashura e Zayn Malik. Për publikun ata ishin çifti perfekt deri në momentin që krejt papritur u ndanë. E papritur ndarja ishte edhe për bjonden simpatike. Ajo ka treguar në librin ‘Our World’ që ka publikuar, se Zayn është ndarë me të me një mesazh në telefon. Përpos kësaj, pas prishjes së lidhjes 23 vjeçares i është dashur të largohet nga shtëpia ku po jetonte me ish pjestarin e ‘One direction’. Praktikisht ngeli pa shtëpi. Për fatin e saj të mirë ishin anëtaret e tjera të ‘Little Mix’ që i ofruan të qëndronte në shtëpitë e tyre. Pavarësisht përkrahjes nga miket e saj Jesy Nelson, Leigh-Anne Pinnock dhe Jade Thirlwall, kjo periudhe për këngëtaren ka qenë më e vështira e jetës së saj.

 

zayn-malik-perrie-edwards-breakup-2015-billboard-650-b zayn-malik-perrie-edwards  little-mix

‘Little Mix’ nuk e kanë lënë me kaq, ato i kanë dedikuar këngën e tyre më të fundit, ish të dashurve ‘idiotë’, dukshëm i janë drejtuar Zayn-it. Të shohim a do ketë ndonjë reagim nga ky i fundit…

 

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com