Lajme

22 October 2016

Selena Gomez është duke përjetuar momentet më të vështira të jetës

 

 

 

Selena Gomez është akoma në një klinikë rehabilitimi në Tennessee, dhe mesa duket nuk po e kalon aq mirë kë moment të jetës së saj. revista OK! ka raportuar se mamaja e këngëtares mund të kalojë të njëjtin depresion si Britney Spears vite më parë. Në fotot e publikuara nga kjo revistë Selena duket shumë e lodhur dhe me qeska poshtë syve. Burime të tjera tregojnë se Gomez ndihet si mos më keq dhe dëshiron të largohet nga kjo klinikë. Mesa duket, sipas po të njëjtit burim, trupi i artistes nuk po reagon mirë ndaj mjekimeve, të cilat spo japin efektin e duhur.
Mamaja e saj po përpiqet shumë ta ndihmojë që ta kalojë sa më lehtë. Ajo tha se Selena po u thotë të gjithëve se dëshiron të largohet nga atje, por nevrikoset shumë se askush  nuk e dëgjon. Problemi është se nëqoftëse e ndërpren rehabilitimin Selena mund të kalojë në probleme edhe më të rënda mendore.
Urojmë që ylli i muzikës dhe kinematografisë të shërohet sa më shpejt! Fansat e saj të shumtë po e presin!
selenatwitt2  selena-gomez_137900_1

 

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com