Tyga kopjon Blac Chyna
Blac Chyna dhe reperi Tyga kanë bashkë një djalë, King Cairo. Duket pak e çuditshme pasi ata të dy dalin me 2 nga pjestarët e familjes Kardashian, por është e vërtetë. Djali i tyre kishte ditëlindjen dhe ata ‘bënë garë’ kush bën party më të bukur. Party i parë ishte nga Chyna dhe kishte si tematikë Ferrar-in. Një organizim me të cilin Chyna kish plot 2 muaj që punonte.
Tyga ndërkohë kishte organizuar një party me po të njëjtën tematikë si ish e dashura. Party i tij u mbajt ditën tjetër në vilën e Kylie Jenner. E ftuara speciale ishte North West. Si përfundim festa e Chyna kishte më shumë fëmijë, por ajo e Tyga ish më ekstravagante. Të gjithë ishin kureshtarë pse ata nuk organizuan një festë të përbashkët meqenëse mendohet se e gjithë familja është në paqe. Askush nuk e di…