U zbulua edhe e dashura e Capital T
Përpara disa kohësh, në rrjetet sociale qarkulluan disa foto të Capital T me një vajzë bionde. Vajza në foto u quajt “vajza misterioze”, sepse ajo nuk e zbulonte fytyrën e saj dhe askush nuk dinte gjë për të.Madje u përfol se kjo bukuroshe ishte e dashura Capital T. Por pasi këto fjalë u harruan disi, vajza ka vendosur të bëjë përsëri zhurmë dhe ka publikuar një foto me Capital T në Instagram.Mesa duket, enigma u zgjidh dhe ajo u vetëzbulua! “Vajza misterioze” është modelja Krejsi Metani, madje në foton që ka postuar në Instagram ajo shihet përsëri me kurriz, njëlloj si fotot e dikurshme.
Nuk dihet me siguri në qoftë se mes Capital T dhe Krejsit ka diçka më shumë sesa thjesht një foto, por që duken bukur bashkë kjo është pak, por e sigurt.