Ja çfarë i uron Nicole ish-it të saj Lewis Hamilton
Nicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton kanë qenë një nga çiftet e preferuara të publikut deri në vitin 2015, kur pas 8 vitesh bashkë ata u ndanë.
Këngëtarja 38 vjeçare ka treguar se nuk flet më me ish-in e saj, yllin e Formula 1, Lewis Hamilton. Gjatë intervistës për Jonathan Ross Show ajo tregoi që pavarësisht të gjithave, i uronte 31 vjeçarit lumturi dhe shumë suksese. Madje shtoi se mendonte se Lewis ishte garuesi më i mirë dhe besonte që ai do fitojë këtë vit garën e Formula 1.