David Beckham vendos rregulla të forta në familje
David Beckham si gjithmonë një baba i përkushtuar. Si sportist që është ai përpiqet që t’i mësojë fëmijëve rëndësinë e jetesë së shëndetshme dhe sportit. Dje ai është parë dhe fotografuar teksa hynte në palestër bashkë me tre fëmijët e tij, Brooklyn , Romeo dhe Harper. 41 vjeçari dukej si gjithmonë në super formë. Djemtë e ish futbollistit ishin të veshur ashtu si babai, sportivë. Ndërsa vajza Harper, më e vogla e familjes, vetëm 5 vjeç kishte veshur një fustan blu me lule.
Beckham është shprehur së fundmi se ai dhe Victoria kanë marrë feedback pozitiv nga mësuesit dhe edukatorët në shkollë për sjelljen e fëmijëve të tyre. “Kjo është gjëja e parë për të cilën i pyesim mësuesit. Për ne është shumë e rëndësishme si ata sillen”- ka thënë ylli i futbollit në një intervistë.