Miley Cyrus na cuditi prap
Duket se Miley Cyrus ka preferuar një unaze martese nga copa karamelesh.
Të enjten, 23-vjeçarja ka thene ne “The Ellen DeGeneres Show”, ku ajo zbuloi unazën e saj të martesës nga i fejuari Liam Hemsworth se nuk funksionon gjithmonë me pamjen e saj.
“Kjo është me të vërtetë e çuditshme, sepse kjo është si bizhuteri e vërtetë dhe shumica e bizhuterive te mia jane bërë nga arinj gome dhe karamele pambuku dhe ata nuk duken aq të mirë së bashku, sepse ata jane nje lloj përzierje,kështu që nganjëherë kam zëvendësuar atë me një njëbrirësh ose nje Looney Tune”.Persa i perket te fejuarit te saj,per reagimin e tij ajo thote:
“Dhe ai është tipi, si? Cfare? ” Ajo vazhdoi te thote: “Une i them kjo nuk është me të vërtetë estetike, por unë do ta ve atë, sepse ti me do mua”.
Cyrus dhe Hemsworth janë fejuar në vitin 2012, por u ndane një vit më vonë. Ata u rifejuan ne fillim të këtij viti.