Demi Lovato në Halloween sa e çiltër aq edhe provokuese
Të dyja ato kanë performuar këngë fituese të çmimit Oscar por 74 vite larg njëra-tjetrës. Bëhet fjalë për Demi Lovato dhe Judy Garland, të cilat mbrëmjen e të shtunës ishin bërë një. 24 vjeçarja Demi mbrëmjen e së shtunës ishte veshur për Halloween si Dorothy Gail. Këngëtarja postoi disa foto shumë provokuese në adresën e saj të Instagramit, ku ka mbi 49 milion ndjekës. Natyrisht ajo kishte sjellur një Dorothy shumë më sexy me buzë flakë të kuqe, për t’ju përshtatur kështu Halloween-it.
Por Dorothy Gail njihet edhe për skuadrën e saj, ndaj Nick Jonas u vesh si një prej personazheve të tjerë. Ai zgjodhi budallain Scarecrow. Dhe për ta plotësuar edhe më mirë skuadrën një miku i tyre kishte zgjedhur personazhin e luanit frikacak.
Jonas dhe Lovato qartazi nuk i janë mërzitur njëri-tjetrit pavarësisht se kanë qenë bashkë gjatë të gjithë kohës në turin që zgjati 47 ditë. Ata kënduan sëbashku në koncertet e shumta në SHBA, Kanada, Meksikë dhe Turqi.
.