A do t’i japë Bella Hadid një tjetër shans këngëtarit kanadez The Weeknd?
Burime të “Hollywood Life”, tregojnë se Bella nuk e harroi kurrë ish-të dashurin e saj, dhe takimet e tyre të shpeshta kohët e fundit, kanë krijuar edhe më tepër përshtypjet për një rikthim të mundshëm të çiftit.
Modelja madje po i thotë miqve të saj se The Weeknd ka mësuar nga gabimet, dhe ajo është gati të provojë sërish, sepse sipas saj, ata “janë bërë për njëri-tjetrin”. Po ashtu, The Weeknd shpenzoi qindra dollarë për t’i dërguar lule Bella-s, para sfilatës së saj me Victoria’s Secret, duke e gëzuar mjaft modelen.
Por modelet e Victoria’s Secret, shoqet e pasarelës nuk janë dakord që Bella të rikthehet me The Weeknd, dhe i kanë kujtuar asaj se si iu thye zemra, dhe sa keq u ndje modelja bukuroshe për mjaft kohë.