A e fali Cardi B partnerin e saj Offset?! Ja me kë do i festojë ajo festat…
Vetëm para pak ditësh Offset i kërkoj ndjesë publikisht Cardi B-s ku përveç statuseve në rrjete sociale ai bëri gjestin që askush se priste. Offset u ngjit në skenën ku Cardi B po performonte duke marrë mikrofonin dhe duke iu lutur që të rikthehen.
Me anë të një video, reperi tha se çdo gjë që do për Krishtlindje është Cardi B dhe me sa duket reperja ka vendosur t’i plotësojë dëshirën.
Mësohet se sëfundmi, Offset ka shpenzuar rreth 15.000 dollarë, në përpjekje për t’u rikthyer në jetën e mëpërparshme.
Pavarësisht tradhtisë, këngëtarja e “Bodak Yellow” ka treguar për të afërmit e saj, se festat do i kalojë pranë bashkëshortit. Burime të afërta për “E News” kanë treguar se ata do të nisin pushimet si një familje, në fundin e kësaj jave. Së bashku me ta do të jetë edhe vogëlushja Kulture, e cila ndoshta do të ndikojë në afrimitetin e prindërve të saj.