A është Noizy gay?
Rigels Rajku ose siç njihet si reperi më i zhurmshëm me emrin Noizy shpesh përfshihet në debate që nuk kanë lidhje me hip hop-in.
Noizy i cili njihet për sherret me Stresin dhe BabaStars, sot ofendon homoseksualët.Pas nje debati online me gazetarin dhe opinionistin Olti Curri
pasi Olti e thumboi, Noizy i tha Olti Currit Gay, që ky i fundit të ndihej keq.
E para Rigles, gay nuk është ofendim. Në botën ku ti bën pjesë ke shumë homoseksualë me të cilët ke bërë edhe bashkëpunime muzikore, ke edhe politikanë që ti i voton dhe u mbështet, apo në sy të publikut dëshiron të dukesh si naço?!
Ke të drejtë në fakt ndërkohë që fansat e tu janë 12 vjeçarë, pasi ata realisht kanë qejf të duken si të fortë duke sharë homoseksualët e duke bullizuar pasi janë në kulmin e hormoneve të tyre.
Ke aq shumë të drejtë në fakt dhe s’e kuptoj pse shqetësohem kur tekstet e tua janë: “Eci ron si 100 kile, puna e pastër nuk ka hile, e bardha jeshile e bardha jeshile howww”- goxha përmbajtje.
Ky nuk është rasti i parë që Noizy shfaq tendeca homofobike. Në finalen e Top Awards, performuesi Noizy i tha Ledion Liços që t’i bjerë b*thës hapur pasi sipas Noizyt nuk ka lezet. Sipas psikologëve, homofobët janë homosekaulët më të mëdhenj:
Homofobët janë më të tërhequr nga seksi i njëjtë, por nuk e pranojnë diçka të tillë. Ky është rezultati i një serie studimesh psikologjike në Nju Jork, Eseks dhe Kaliforni. Kërkuesit kanë zbuluar prova se njerëzit homofobikë tentojnë të mbulojnë seksualitetin e tyre të vërtetë për shkak se shpesh janë rritur në familje ku të jesh gay është e papranueshme.
Netta Weinstein thotë se vetë heteroseksualët në testet e tyre kanë treguar se kanë një tërheqje të fortë për seksin e njëjtë.
Kurse Richard Ryan thotë se vetë homofobikët shpesh janë në luftë me vetveten për këtë çështje dhe konfliktin e brendshëm e shndërrojnë në konflikt të jashtëm.
Kështu Noizy, nuk është faji i Oltit që deri dje shaje studentët se dolën në protestë e sot u vjen në ndihmë me 30% ulje në rroba, që të dukesh i mirë në sytë e Kryetarit të Bashkisë pasi vetëm këtu tek ne ndodh që shteti, përpara se t’i sigurojë nxënësve gjërat më primare për të studiuar, i ofron 30% ulje me rrobat e një reperi që deri më sot ka bërë vetëm sherre të cilat nuk kanë ngelur vetëm në diss-e këngësh pasi sherrin e tij me BabaStars në Prishtinë e mbajnë mend të gjithë.
Noizy harron se kur shan homoseksualët shan edhe punët e kryetarit pasi ky i fundit ngjyrosi me ngjyrat e komunitetit LGBTI, një simbol të Tiranës.
Noizy, nuk diskutohet për shijet, thonë Italianët. Mos e trego hapur fare homofobinë, t’a shpjeguam më lartë pse!
Nga Ronaldo Sharka