A është xheloze Selena për lidhjen e Justin dhe Heiley, ja çfarë thonë miqtë e artistes
Ndërkohë që Justin Bieber po kalon një verë të nxehtë me në krahë bukuroshen Hailey Baldwin, Selena Gomez po shijon një verë të qetë single. Sipas burimeve për HollywoodLife.com këngëtarja e njohur ndihet shumë mirë edhe vetëm, pa një partner në krah, dhe për këtë arsye as nuk po kërkon një të tillë.
“Selena nuk e sheh dashurinë si një lojë ose garë, dhe çfarëdolloj gjëje që Justin bën me jetën e tij sentimentale nuk ndikon më tek ajo. Përkundrazi është përqëndruar vetëm tek shëndeti i saj. “-është shprehur burimi.
Kujtojmë që në këtë periudhë një vit më parë jeta e artistes ishte shumë më ndryshe. Ajo kishte një të dashur, këngëtarin The Ëeeknd, por nuk kishte shëndetin në gjendje të mirë. Arriti të stabilizohej vetëm pas operacionit ku shoqja e saj i dhuroi një veshkë.