A i ka cënuar me të vërtetë Drake vajzat myslimane?
Sipas disa raportimeve të uebsajtit islamik, “Izaha.com”, Drake ka parë 4 vajza muslimane të mbuluara me shami në koncertin e tij dhe u ka thënë atyre t’i heqin shamitë pasi duken më të bukura pa ato. Sipas këtij portali grupi terrorist ISIS ka lëshuar një kërcënim publik kundër Drake dhe janë tepër të ashpër kur bëhet fjalë ata që ofendojnë fenë islame dhe traditet e tyre.
Këtë e dëshmon dhe një video gjatë koncertit që është përhapur në internet.
Pasi ky lajm u përhap, erdhi me nxitim edhe reagimi i reperit të njohur, i cili hodhi poshtë cdo gjë. Në një postim në Instagram ai i sqaroi të gjithë për këtë ngjarje, e u tregoi si ishte e vërteta.
“Në show-n në Londër unë i fola 4 vajzave, njëra prej të cilave kishte veshur një xhaketë dhe një shall dimëror. I bëra një koment që ta hiqte shallin pasi më pëlqen ndonjëherë t’i ngacmoj në mënyrë shoqërore fansat e mi. Jam në dijeni se cfarë është hijab-i dhe asnjëherë nuk do të bëja një koment të pasjellshëm dikujt që ka veshur një të tillë. Jam krenar që disa prej miqve të mijë më të afërt dhe një pjesë e fansave janë të besimeve dhe kulturave të ndryshme. Kushdo që e shpiku këtë histori bën mirë të mësojë më shumë rreth kulturave të ndryshme e jo të përpiqet të na ndajë.”