Lajme

26 January 2019

A mund të mashtrohen gazetarët e mirë?

Orët e fundit u shpërnda me breshëri në media një lajm, lidhur me faktin e një piktori i cili paskërka mashtruar Bieta Sulon dhe Rudina Magjistarin, të cilave u ka shkuar në programet e tyre të pasditeve dhe është prezantuar me merita piktuar e çmimesh, por që në të vërtetë, sipas Rudinës paskërkan qenë merita të dikujt tjetër me të cilat piktori në fjalë Edlir Reka i ka shitur mediave, në rastin konkret Rudinës dhe Bietës si të vetat.

Pasi Rudina promovoi të ftuarin në mediat sociale, siç ndodh gjithmonë, vërshuan komentet me akuza mashtrimesh, siç e përmendëm edhe më lartë, kundrejt Edlir Rekës.

Pas komenteve dhe akuzave, Rudina ka “demaskuar” të ftuarin me anë të një postimi në InstaStory, dhe kaq u desh që të bëhej lajm.

Të gjithë shkruajtën për piktorin, i ashtëquajtur tashmë mashtrues, por askush nuk hodhi pyetjen se, ku ishte puna gazetareske e Rudinës dhe Bietës ndërkohë që marrin të ftuarit në program. Me pak fjalë, në programin e Rudinës, dhe jo vetëm, i bie të kemi dëgjuar shumë histori arritjesh të pavërteta. Le të shërbej ky rast si një këmbanë për të gjithë gazetarët, që të kontrollojnë të ftuarit përpara se t’i marrin në program.

Gjithësesi Rudina e bëri të veten. Djalin e demaskoi dhe publikut i kërkoi falje.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com