“A thua” titullohet kënga më e fundit e Yllka Kuqit
Këngëtarja mjaft e njohur, Yllka Kuqi ka publikuar këngën e saj më të fundit. “A thua” titullohet produksioni i saj më i fundit muzikor, i cili është shoqëruar edhe me një videoklip tejet interesant.
Klipi është realizuar nga kompania Imagine Films ku producente ishte vetë Yllka.
Ndërsa teksti i këngës është realizuar nga Endrit Mumajesi dhe Irkenc Hyka,. Si gjithmonë Yllka nuk zhgënjen me pamjen e saj ku duket mjaft e freskët dhe e kuruar në çdo detaj.