Action Bronson përpara Sunny Hill Festival, viziton qytetin e tij të lindjes
Shkupi pjesë e emisonit “FuckThat’sDelicious”, i autorit Action Bronson.
Reperi shqiptar me famë botëror, Action Bronson, më rastin e vizitës së tij në Kosovë, ka vizituar edhe vendlindjen e tij, Shkupin. Ku ardhjes së tij iu gëzuan të rinjët, ata të cilët e njohën vraponin për të bërë foto më të, ndërsa më të moshuarit ishin kureshtarë të din se kush ishte ky njeri.
Reperi pranoi edhe dhuratë nga një fans i tij i flakët, Jetmir Asani, i cili kishte bërë një zinxhir agjendi me simbolin e shqiponjës. Arianiti, xhiroi edhe pjesë të ndryshme në çarshinë e Shkupit, për emisionin e tij “FuckThat’sDelicious”.
Gjatë qëndrimit të tij në rrugët e Shkupit, nuk munguan as fotografitë e fansave me të. Të gëzuar ishin edhe fëmijë ku dy prej tyre fituan nga 20 dollarë prej reperit.
Të shtunën ai do të performojë në festivalin ‘Sunny Hill’ në Prishtinë, ky festival do të jetë ngjarja më e madhe e muzikës moderne që është mbajtur ndonjëherë në Kosovë, raporton rtv 21.
Rikujtojmë se Arianit Asllani, i njohur me emrin skenik Action Bronson është reper shqiptaro-amerikan nga Queens i New York-ut, i cili ka bërë bujë me muzikën e tij.
Ai gjithashtu është autor i “The Untitled Action Bronson Show” dhe “Fuck That’s Delicious”.