Adele bën diçka të pabesueshme në Grammy-s
Në ceremoninë e 59 të Grammy Awards, Adele ndau çmimin që mori për albumin më të mirë të vitit, për ta ndarë atë me Beyonce. Këngëtarja e njohur fitoi në këtë event plot 5 çmime dhe sëbashku me David Bow ishin 2 artistët që u kurorëzuan me më shumë çmime.
Hitbërësja e ‘Hello’ mbeti e shtangur që ishte ajo që fitoi çmimin ‘Albumi i Vitit’ duke qenë se priste që idhulli i saj, Beyonce ta fitonte atë, madje u shpreh se edhe vet ajo kishte votuar për të.
Fjalimi që mbajti 28 vjeçarja kur u ngjit në skenë për të marrë çmimin ishte pothuajse një dedikim për Beyonce që preku shumë persona.
“Mënyra si na bën të ndihemi mua dhe miqve të mi, mënyra si i bën të ndihen miqtë e mi zezakë është kaq frymëzuese. Unë të dua. Të kam adhuruar e gjithmonë do të të adhuroj.” -ka thënë ndër të tjera këngëtarja e talentuar.