Adelina Berisha paralajmëron projektin e parë për vitin 2018
Këngëtarja Adelina Berisha shumë shpejt do publikojë projektin e saj të parë muzikor për vitin 2018.
Kënga do të jetë ritmike , punuar nga Irkenc Hyka ndërsa për klipin është përkujdesur “Max Production”. Nga fotot e postuara Adelina shfaqet tërheqëse duke paralajmëruar në këtë mënyrë një klip tejet interesant.
Adelina shpreson që suksesi i vitit të kaluar ta shoqërojë edhe në projektet e reja që pret t’i lansojë këtë vit.