Adelina Ismaili poston foton gjatë pushimeve, shfaqet e lumtur pranë bashkëshortit
Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, së bashku me bashkëshortin dhe djalin e tyre të vogël, janë duke kaluar disa ditë të mira pushimi.
Ata kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për t’i bërë pushimet e verës në fund të sezonit.
Së fundmi, artistja publikoi në faqen e saj në Facebook një fotografi nga këto pushime, ku shfaqej mjaft e lumtur pranë bashkëshortit të saj, Valit.
KUjtojmë që këtë vit, ajo dhe familja e saj u rikthyen në Prishtinë për të jetuar, pas një jetese prej disa vitesh në Zvicër.