Adelina Ismajli ose ndryshe ”Diva” rikthehet me një projekt të ri
Adelina Ismaili është një ndër këngëtaret dhe autoret e këngëve më të dashura për publikun.
Projekti i fundit që ajo solli për publikun u pëlqye mjaft shumë i cili ishte “Tiqja” pasi me këtë këngë Adelia u rikthye mbas shumë kohësh në tregun muzikor.
Së fundmi zbulohet se Adelina do të vijë me një projekt të ri muzikorë.
Kjo u bë e ditur nga producenti i Massive Production Graniti, i cili postoi foto bashkë me Adelinën me përshkrimin “vjen së shpejti”.
Akoma nuk janë bërë publike detaje të tjera, megjithatë fakti se Adelina po sjell këngë të re, është lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e saj.