Lajme

20 November 2018

Adelina Tahiri largohet nga Maqedonia për të jetuar në një tjetër shtet

Këngëtarja Adelina Tahiri e cila është bërë nënë vetëm disa javë më parë, ka ndërmend të lërë për një farë kohe Maqedoninë për të jetuar në një tjetër shtet.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo në një rrëfim në videon live në Instagram, ku u shpreh se do të zhvendoset në Austri për të jetuar me familjen.

Adelina nuk tregoi asnjë afat sesa do të qëndrojë në Austri, por udhëtimet atje janë bërë të shpeshta kohët e fundit.

Jo më larg se një orë më parë ajo njoftoi se po shkonte për të bërë një solar në një qendër austriake, pasi kishte lënë djalin në shtëpi, patjetër në duar të sigurta.

Tashmë videot live janë bërë të shpeshta nga ana e Adelinës, e cila tregon detaje pikante për jetën e saj private. Dje ajo rrëfeu se nuk ka kryer operacione plastike, përveç mbushjes së buzëve.

\

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com