Adrian Gaxha publikon “Lujmi zemër” shoqëruar me një videoklip “funny”
Këngëtari i njohur, Adrian Gaxha, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor “Lujmi zemër”. Kënga është punuar nga Brick Records me tekst të Capital T. “Kënga është punuar nga Brick Records. Teksti e ka drejtimin e dashurisë. Një djalë në një lokal e pëlqen një vajzë dhe fillon ta komplimentojë në stilin e tij”, është shprehur Adrian Gaxha.
Për anën vizuale të projektit janë kujdesur produksioni Entermedia, të cilët kanë sjellë një klip interesant dhe të detajuar. Pjesë e klipit është edhe një karakter satirik, i cili sjell plot skena interesante me të qeshura, duke e shndërruar në një klip “funny”.