Adriana Lima ende mendon për shkrimtarin turk, Hara?
Modelja e famshme, Adriana Lima kohë më parë ishte pjesë e mediave rozë në lidhje me romancën me shkrimtarin turk, Metin Hara. Bukuroshja për pesë ditë gjatë verës qëndroi në rivierën turke të Bodrumit, ku u shoqërua prej Harës. Lima i ka përshkruar ato si pesë ditë fantastike.
Pavarësisht se disa ditë më parë qarkulluan në rrjetet sociale disa imazhe ku shihej Adriana teksa puthej me Matt Harveyn, duket se ajo ende mendon për Metinin.
“Do të takojë një ditë. Nuk do të dorëzohem”, ka shkruar Lima në llogarinë personale në Instagram teksa mban në dorë një shirit letre ku mjaft qartë dallohet emri i saj dhe i Metinit.
Aktualisht 36-vjeçarja është duke marrë pjesë në projekte të ndryshme të modës dhe është imazh i disa prej markave botërore të veshjeve.