Afërdita Dreshaj bën të ditur datën e martesës me Jakub Kindl
Bukuroshja Afërdita Dreshaj prej disa muajsh është e fejuar me hokeistin e njohur çek, Jakub Kindl dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në vetëm pak muaj, ata do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë, dhe këtë gjë e ka bërë të ditur
së fundmi vetë Afërdita përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.
Afërdita ka shfaqur një imazh të të fejuarit të saj, teksa shkruan në mbishkrimin e fotografisë se edhe 84 ditë ai do të bëhet burri i saj
Në bazë të llogaritjeve data e martesës i bie të jetë 29 qershor. Ajo nuk ka zbuluar detaje të tjera, megjithatë e rëndësishme është që çifti po bëjnë një tjetër hap të madh në jetën e tyre.