Lajme

02 March 2018

Afërdita Dreshaj jep lajmin e martesës, mikja e saj na tregon një detaj shumë interesant

Në kryeqytetin çek të Pragës, ai u ul në gjunjë dhe i propozoi martesë bukuroshes shqiptare.

Bëhet fjalë për këngëtaren dhe modelen, Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl.
Pas propozimit që mori për martesë, Afërdita Dreshaj dhe i fejuari i saj, hokesiti çek Jakub Kindl do të martohen me 29 qershor.

31-vjeçarja ka zbuluar datën dhe vendin se kur do të organizohet kurorëzimi i saj.

Vendi që kanë përzgjedhur është mjaft i veçantë. Ceremonia do të bëhet në plazhet e Miamit në SHBA.

Por ndërkohë që vetë këngëtarja nuk tregon ndonjë detaj më shumë, është mikesha e saj e ngushtë që zbuloi unazën me të cilën partneri i propozoi Afërditës. Xhesika Berberi ka postuar një foto të saj, krah të cilës ka shkruar: Wow çfarë unaze”.

Love…?

Un post condiviso da Aferdita Dreshaj (@aferditadreshaj) in data:

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com