Aferdita Dreshaj kthehet 5 vite më parë dhe publikon foton e parë me bashkëshortin e saj
Në muajin qershor Afërdita Dreshaj i dha fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë dashurinë e saj me hokeistin çek, Jakub Kindl. Çifti zgjodhi të organizonte një dasmë luksoze të përbashkët me 160 të ftuar në Miami. Por ndoshta ju nuk e dinit sa vite kanë që janë njohur çifti? Ka qenë vetë Afërdita, e cila ka treguar përmes një fotoje në Instagram se ditën e sotme bën 5 vjet që është njohur me bashkëshortin e saj.
Ajo ka publikuar një foto ku tregon surprizën që ka marrë me rastin e përvjetorit të takimit të parë. “U zgjova me këto. 5 vite më parë takova bashkëshortin”, shkruan Afërdita teksa publikon një foto me një buqetë të madhe trëndafilash të kuq në krevat.
Bukuroshja bjonde ka publikuar edhe foton e parë të bërë së bashku me mbishkrimin: 5 vite më parë takova dashurinë e jetës sime, dhe kjo fotoja është e parë së bashku. Sot e thërras bashkëshort”!