Afërdita Dreshaj më e dashuruar se kurrë më parë
Këngëtarja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl festuan së fundmi një datë të rëndësishme, atë të katër vjetorit të lidhjes së tyre.
Afërdita shpreh gëzimin e saj nëpërmjet një fotoje në InstaStory, ku ajo shihet e lumtur përkrah hokeistit çek.
Bukuroshja bionde edhe pse ka katër vjet që është në lidhje me Jakub Kindl, ka pasur një aferë publike me reperin Agon Amiga, duke ndikuar në ndarjen e këtij të fundit nga bashkëshortja, Egzona. Por, kjo nuk duket se ka ndikuar në marrëdhënien e saj me Jakub.
Shumë shpejt pritet që t’i rikthehet edhe projekteve të saj në skenën muzikore shqiptare.