Afërdita Dreshaj merr dhuratën surprizë nga familja e saj për fejesë
Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj kurorëzoi dashurinë me hokeistin çek, Jakub Kindl në një fejesë romantike, në një nga tarracat më të bukura të qytetit të Pragës.
Afërdita ishte ajo e cila përmes Instagramit ndau me fansat imazhe të ndryshme nga nata kur mori propozimin për fejesë, duke treguar për çastet romantike që kishte përjetuar.
Megjithëse është fejuar larg familjes, ajo ka arritur që të marrë edhe dhuratën e fejesës nga ata.
Në InstaStory, Afërdita ka publikuar një fotografi të buqetës me trëndafila.
“Faleminderit për mamanë, vëllanë dhe motrën për këta trëndafila të bukur”, ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë.