Afërdita Dreshaj na tregon dhuratën e parë të dasmës, një dhuratë aspak tradicionale
Afërdita Dreshaj pak javë më parë ka lajmëruar se do të martohej me biznesmenin Jakub Kindl dhe pas propozimit romantik me një unazë të shtrenjtë diamanti, lule dhe një darkë intime, ajo ka nisur luftën për të qenë nusja më e bukur në qytet.
Pak orë më parë ajo ka zbuluar edhe dhuratën e parë të martesës që i’u bë nga mikeshat e saj të cilat kanë ditur si t’a surprizojnë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj i ardhshëm kanë marrë nga një palë të brendshme të personalizuara ku shkruhet në gjuhën angleze “Zonja Kindl” dhe për Jakub detyrat e tij si bashkëshort.