Afrona Dika zgjedh vendin luksoz për festën e beqarisë
Këngëtari i njohur, Blero Muharremi, dhe modelja Afrona Dika, kanë bërë të ditur se do t’i japin fund beqarisë këtë vit.
Përgatitjet për dasmën kanë nisur dhe mesa duket, Afrona ka filluar të bëhet gati për festën e beqarisë.
Ajo ka zgjedhur një vend shumë luksoz, ku së bashku me mikeshat e saj do të festojë ditët e fundit të të qenit beqare.
Afrona do të shkojë në ishullin Mykonos në Greqi , dhe këtë e ka treguar përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.