Agelina Jolie dhe Brad Pitt nuk kanë më shpresë për rikthim
Angelina Jolie duket se ka lënë pas divorcin me idhullin e gjinisë femrore, Brad Pitt. Pas ndarjes së bujshme të çiftit ikonë të Hollywood, bukuroshja Jolie duket se po përjeton një histori dashurie me një biznesman, identiteti i së cilit nuk bëhet ende i ditur.
Pra me pak fjalë nuk ka më shpresa për një rikthim të mundshëm mes Brad dhe Angelinës. Por historia nuk mbyllet me kaq.
Sipas TMZ, Angelina jo vetëm është e dashuruar me biznesmenin por mendon ta finalizojë në martesë këtë lidhje.
Aktorja shumë shpejt do jua prezantojë 6 fëmijëve të saj partenrin e ri, dhe më vonë mesa duket do të ketë edhe dasmë.
Nuk dihet sesi mund ta ketë pritur Brad këtë lajm, por edhe ai duket se ka lënë pas historinë më Jolie, dhe thuhet se po shijon një romancë me Sandra Bullock.
Epo edhe neve s’ka mbetet gjë tjetër veçse të urojmë çiftet të jenë të lumtura…