Lajme

04 December 2018

Agim Krajka ‘flirton’ pa problem me Bieta Sulon! Shikoni si ka reaguar kjo e fundit

Me të nisur biseda ditën e djeshme në emisionin e Bietës ”Ftes në 5” mes moderatores dhe të ftuarit Agim Krajka u zbulua një detaj tepër interesant. Kushti i vetëm i 81- vjeçarit për të ardhur në studio qëndronte te prezantuesja, duhet të ishte medoemos e bukur. E sigurisht Bieta i përmbush kriteret!

Në bashkëbisedim e sipër, kjo e fundit i kërkoi Krajkës të përshëndeste dhe puthte të shoqen nga ekrani. Artisti është shprehur se përse duhet të puthte gruan kur kishte Sulon aq pranë.

“Për mua është kënaqësi shumë e madhe që marr gjithë këto komplimente prej teje.” i përgjigjet moderatorja.

“Merr të puthurat, lëri komplimentet.”

“Unë do të doja ndonjë kompozim. Kjo është sfida.” vazhdon Bieta.

“Do vish të më puthësh ti mua pastaj për kompozimin tim?” ia pret Krajka.

“Unë do të të falenderoj pastaj.”

“Epo, faleminderit për faleminderit.” është përgjigjja e kompozitorit, shoqëruar me të qeshura në studio.

Ndër të tjera, kompozitori foli edhe rreth koncertit gala në nder të tij “Të gjithë e duan Krajkën”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com