Agnesa Vuthaj tashmë bjonde, mahnitëse në setin e ri fotografik
Agnesa Vuthaj është një ndër modelet më të famshme shqiptare.
Megjithëse ka kohë që nuk e kemi parë në ndonjë projekt të modës, bukuroshja mbetet temë e mediave rozë.
Ish-Miss Kosova për të qëndruar sa më afër publikut është mjaft aktive edhe në rrjete sociale.
Ajo ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet se ka ndryshuar stilin e flokëve.
Deri më sot nuk e kemi parë bukuroshen me flokët bjondë.
Bukuroshja ka realizuar edhe një set fotografik me Fioralba Kryemadhin.
Mbetet të shihet nëse do ta shohim vitin e ardhshëm Agnesën në projekte të reja të modës.