Lajme

02 November 2018

Agon amiga dhe Ledri Vula sapo ndezën gjakrat…

Agon Amiga ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me projektin më të fundit muzikor, përmes të cilit ofendonte rëndë reperin Ledri Vula.

Reperi së fundmi u përfol në media për zënkën që kishte me kundërshtarin, Vula, të cilit i drejtohet me fjalët  “Une s’po shoh vulë, une po shoh gay”.

Por një ditë pas publikimit të këngës, Agonit i ka ndodhur e papritura.

Ai ndau një postim me ndjekësit ku tregon se një këngë e tij është fshirë nga kanali, YouTube.

“Mundesh edhe krejt këngët të mi fshish prej YouTube-it por historinë time kurrë s’mundesh”, ka shkruar Amiga.

Nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me ndonjë kundërpërgjigje nga ana e Ledrit, por mediat e Kosovës dyshojnë se bëhet fjalë për një veprim nga ana e grupit RedBox, pjesë e të cilit është edhe Ledri.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com