Lajme

20 July 2018

Agon Amiga rikthehet me ishbashkëshorten pas skandalit të tradhëtisë

Në vitin 2015 bëri bujë në media ndarja e reperit të njohur shqiptar Agon Amiga nga bashkëshortja. U përfol se shkak për divorcin e tyre ishte modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj.
Në atë kohë Agon Amiga dhe Afërdita publikuan një bashkëpunim ku në klip shfaqeshin në skena të nxehta, mjaftoi kjo dhe në media u përfol se mes tyre kishte diçka më shumë se sa shoqëri. Këtë thashethem e përforcoi më shumë një screenshot që qarkulloi në media ku tregohej biseda mes dy këngëtarëve. Bisedë që sipas Dreshaj nuk ishte e vërtetë.
Pas këtij skandali, reperi lajmëroi se ai dhe bashkëshortja Egzona Syla i dhanë fund martesës disa vjeçare. Mirëpo vite pas ndarjes siç duket çifti i ka lënë pas mosmarrëveshjeve dhe janë pajtuar.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com