Aksidentohet aktori Ryan Phillippe, shtyhen xhirimet e filmit “Shooter”
Aktori Ryan Phillippe ndodhet në spital, për shkak të një aksidenti që pësoi këtë fundjavë. Për këtë arsye janë shtyrë edhe xhirimet e “Shooter”.Aktori 42-vjeçar e theu këmbën gjatë një ekskursioni familjar, i cili e la atë në spital.
“Ne jemi duke punuar me partnerët tanë në SHBA për të rregulluar orarin për xhirimet e serisë, por para se gjithash jemi të lumtur të dëgjojmë se Ryan është më mirë dhe po shërohet”, ka thënë një përfaqësues i “Paramount”.