Lajme

25 December 2018

Aktori amerikan Kevin Spacey është akuzuar për sulme seksuale ndaj një adoleshenti

Aktori i njohur është akuzuar për ngacmime seksuale në një bar në Massachusetts, ndaj djalit të ish-spikeres.

Në 7 janar, ai do të ketë seancën gjyqësore në lidhje me cështjen që ka dyshuar të ketë ndodhur në korrik 2016.

Të hënën, Kevin postoi një video në të cilën ai duket se mohon këtë akuzë.

 “Unë sigurisht që nuk do ta paguaj çmimin për gjërat që nuk i kam bërë. Ju nuk do ta besonit më të keqen pa dëshmi, apo jo? Ju nuk do të nxitoni të gjykoni pa fakte”, thotë ai në klip.

Viktima e dyshuar është djali i ish-spikeres së lajmeve Heather Unruh, i cili foli publikisht rreth incidentit vitin e kaluar.

Heather akuzoi Spacey duke thënë se i bleu alkool djalit 18-vjeçar, ndërsa mosha kur lejohet alkooli në Massachusetts është 21 vjeç.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com