Lajme

04 December 2018

Kush është aktori turk i cili rrezikon burgim me 1 vit e 9 muaj!

Bëhet fjalë për aktorin turk Çağatay Ulusoy i cili mund të dënohet me 1 vit dhe 9 muaj burg, nëse gjykata e cilëson si fajtor, nën akuzat e përdorimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Në lidhje me problemet që ka me drejtësinë gjatë intervistës së tij të fundit Ulusoy tha: “Unë nuk kam përse t’i jap sqarime askujt tjetër përveçse familjes dhe miqve të mi të afërt. Nëse nuk do të isha i famshëm, askush nuk do e dinte.Gjithsesi, gjëja më e rëndësishme është familja ime. Mami u mërzit shumë, ndërsa babai është më i fortë. Por kjo është jeta, nuk e ndryshojmë dot! Nëse duhet të përballem me burgun, do të më duhet ta bëj.”

Ndërkohë aktori po shijon suksesin me serialin më të fundit në bashkëpunim me “Netflix” që pritet të shfaqet gjatë muajit dhjetor.

uluuu.png

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com