Aktori i famshëm do të kandidojë për President
Dwayne ‘the Rock’ Johnson duket se shumë shpejt mund të braktisë Hollywood për t’ju dedikuar politikës, të paktën këtë ka konfirmuar vetë aktori duke u shprehur se dëshiron të kandidojë për president.
Aktori 45-vjeçar ka thënë se por plani për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë në 2020 mund të realizohet.
Johnson, i cili pritet të luajë në serinë e ardhshme të filmit “Baywatch”, ka thënë se po e merr seriozisht kandidaturën për president pasi ka lexuar një artikull në “Washington Post”, i cili e bëri të kuptojë se ai mund të jetë një person i suksesshëm si Donald Trump.