Richard Gere bëhet baba për herë të dytë në moshën 69-vjeçare!
Aktori i njohur Richard Gere është bërë baba për herë të dytë vetëm pak ditë para se ai të festojë ditëlindjen e 70-të!
Ai dhe bashkëshortja e tij Alejandra Silva kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë, një djalë i lindur në qytetin e Nju Jorkut.
Lajmi për ardhjen në jetë të fëmijës së tij të dytë, vjen shtatë muaj para se Gere të festojë ditëlindjen e tij të 70-të.
Richard dhe Alejandra, të cilët ende nuk e kanë treguar emrin e djalit të tyre, zbuluan se ata ishin duke pritur fëmijën e parë së bashku në shtator.
Alejandra ndau një fotografi të vetes dhe burrit Gere duke takuar Dalai Lama-n, i cili kishte vënë dorën në barkun e saj për të bekuar fëmijën.