Lajme

26 December 2018

Aktori i njohur dhuron pasurinë e tij prej 630 MILIONË eurosh : “Pasuria nuk na takon neve”

Aktori 63-vjeçar, Chow Yun-fat  nga Hong Kong është i njohur për stilin modest të jetës. Edhe pse një multimilioner ai lëviz me transport publik dhe shpesh pret në radhë të gjata për të blerë një biletë kinemaje për film, në të cilën është protagonist kryesor. Për herë të parë, ai u shfaq në listën e njerëzve më të pasur të revistës amerikane Forbes në vitin 2015. Është vlerësuar se ka një pasuri prej rreth 630 milionë euro.

“Paraja nuk është diçka që na takon përgjithmonë. Kur vdesim, të tjerët e përdorin atë”, tha Chow. Gruaja e tij tha se “pavarësisht pasurisë, shpesh hanim ushqim të përgatitur në rrugë, siç është zakon në Kinë”.

Aktori filloi karrierën filmike në vitet e tetëdhjetave të shekullit të kaluar duke luajtur në “A Better Tomorrow”, “Murderer”, “Mister Gamblers”.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com