Aktori i njohur turk drejt divorcit!Gruaja po ia harxhon të gjitha paratë
Behet fjalë për aktorin e njohur turk Ozcan Deniz dhe partneren e tij, Feyza Aktan martesa e të cilëve po shkon drejt fundit. Aryseja?! Ajo harxhon shumë.
“CNN Turk” raporton se prej dy muajsh çifti është në krizë dhe po shkon drejt divorcit. Arsye për prishjen e marrëdhënieve është bërë Feyza, e cila duket se shpenzon shumë.
Thuhet se ajo ka harxhuar shumë para kohët e fundit dhe aktorit i është dashur t’i mbyllë të gjitha llogaritë në emrin e saj.
Edhe pse kishin 20 vite diferencë, Ozcan dhe Feyza treguan se dashuria mbizotëron mbi gjithçka dhe lidhën kurorë. Në muajin prill, ata u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin, Kuzey.
Por kohët e fundit duket se marrëdhënia e tyre nuk po ecën mirë. Çifti nuk ka reaguar ende për këto lajme, duke preferuar që të qëndrojë në heshtje.