Lajme

06 June 2018

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman mbërrin në Shqipëri

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman mbërrin në Shqipëri. Ai është fotografuar nga bashkëshortja e tij, Almeda Abazi teksa ndodheshin në aeroport. Çifti ishte veshur sportiv dhe me të zeza, por detaji në stil që mund t’ju bëjë përshtypje është kapela e Almedës. Në pjesën e përparme të saj është e printuar imazhi i një pule.

“Vij për herë të parë në vendin ku jam dhëndër”, është shprehur Tolghani.

Almeda Abazi ishte kthyer këtë javë në Turqi, një itinerar që e ka ndjekur përgjatë gjithë spektaklit, për t’u rikthyer në Shqipëri me bashkëshortin e saj. Ajo konfirmoi se, Tolgahan do të bëhet pjesë e spektaklit “Dancing With the Stars”, por u shpreh se roli i tij në finale do të mbetet surprizë deri të shtunën.

Aktori i njohur turk pritet të takojë familjarët e ish-Miss Shqipërisë, me të cilën u martua në shkurt të vitit të kaluar në Los Angeles. Gjithashtu çifti do të ketë një takim edhe me kryebashkiakun Erion Veliaj.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com