Aktori i serialeve turke, Atakan: Kam lindur në Stamboll, por origjina ime është nga Shqipëria
Kinematografisë turke i është bashkuar edhe një aktor mjaft i talentuar.
Bëhet fjalë për Atakan Hoshgoren, i cili në moshën 19-vjeçare ka arritur të marrë rolin kryesor në serialin për të rinj “4N1K” dhe të fitojë zemrat e shumë vajzave.
Kjo ka bërë që të komunikojë drejtpërdrejtë me fansat përmes rrjeteve sociale teksa ka befasuar shumëkënd.
Një prej fansave e pyeti për prejardhjen, aktori u përgjigj se ka origjinë prej Shqipërisë.
“Jam nga Stambolli, kam lindur në Stamboll, por origjina jonë është nga Shqipëria”, është shprehur aktori i ri.
Kjo nuk është hera e parë që aktorët në shtetin turk tregojnë me krenari për prejardhjen shqiptare.
Kujtojmë se më parë një gjë të tillë e kanë bërë edhe Barish Arduç, Halit Ergenç, Gizem Karaca, Can Yaman dhe Kivanc Tatlitug.